Shqip English

Kush jemi ne

Pjesë e zyrës sonë është një staf i cili karakterizohet nga një gërshetim i juristëve dhe ekonomistëve me përvoje dhe rezultate të kënaqshme në këtë fushë dhe atyre të rinj, të gatshëm për të ecur në profesionin tyre dhe energjik.

Studioja është e përbërë nga avokatë dhe ekonomistë të diplomuar me rezultate shumë të mira në Shqipëri, dhe në universitetet perëndimore, të formuar në vite me eksperiencë të nevojshme për të dhënë konsulence ligjore dhe financiare, zgjidhur mosmarrëveshjet në gjykate, si dhe bashkëpunimin me biznese te ndryshme.

Avokatët dhe ekonomistët e zyres ligjore dhe financiare, kanë përgatitjen e duhur për ti dhënë zgjidhje çdo lloj problemi ligjor dhe financiar që mund të paraqitet. Ata janë të përgatitur profesionalisht dhe të aftë të përballojne punën gjithmonë e në rritje të studios, si dhe zgjidhjen efiçente të problemeve të ndryshme që paraqiten.

Përvoja, eksperienca, serioziteti, dhe vendosmëria për të arritur gjithmonë rezultate pozitive, i bën ata të jenë koherent,dhe të gatshëm për tu përballur me kërkesat e tregut

Elasticitet dhe dinamika e stafit tonë bën të mundur ti përshtatemi klientëve tanë sipas nevojave dhe kërkesave të tyre.