Shërbime dhe këshillime ligjore
- Konsulenca juridike.
- Përfaqësim ligjor dhe avokator.
- Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara për ushtrimin e profesionit të avokatit.
- Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave gjatë proçedimit penal, si dhe e kërkesave ankimore,
rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të Prokurorisë, Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike.
- Përgatitja e kërkesave drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese,
Gjykatave Ndërkombëtare, dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë.
- Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik.
- Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale.
- Hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe i çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike.
- Prania si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë proçesit të hetimit,
shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale.
- Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë,
në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike.
- Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligj.
Konsulencë financiare
- Këshilla per krijimin, themelimin ,ndryshimin , mbylljen e një shoqërie tregtare etj.
- Konsulencë për bashkëpunim me shoqërite e tjera tregëtare.
- Hartim të kontratave të shitjes, qerase, porosisë, bashkëpunimit etj.
- Përfaqësimin ligjor të shoqërisë të vlefshëm për çdo veprim gjyqësor apo jashtëgjyqsor.